Eqrem Avdullahu nga Rahoveci është dënuar nga Gjykata Themelore në Drenas me 4 muaj burgim për veprën penale të “kanosjes” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Të lidhura
None found
Gjatë seancës përfundimtare, gjyqtari bëri të ditur se ndaj të akuzuarit është shqiptuar edhe pagesa në vlerë të përgjithshme prej 70 eurosh. Palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin.
Prokuroria pretendon se kërcënimi ndaj Gucatit ishte bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Në aktakuzë thuhet se ekziston dyshim i bazuar mirë se më 3 qershor 2026, afërsisht në orën 13:10, Avdullahu e kishte kanosur seriozisht Hysni Gucatin nga llogaria e tij në Facebook, duke i shkaktuar këtij të fundit frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.
Rasti lidhet me një fotografi të Gucatit të publikuar në faqen “Diaspora në Krye” në Facebook, e cila shoqërohej me mbishkrimin: “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.
Sipas organit të akuzës, pas këtij publikimi, i pandehuri kishte shkruar nga profili personal me emrin “Eqrem Avdullahu” komentin: “Këtë derr duhet pushkatu”.
Dënimi i dhënë është 4 muaj burgim, ndërsa shumat e përcaktuara janë 50 euro dhe 20 euro.
