Ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues të Champions League mes Egnatias dhe Celjes u mbyll në barazim 3-3. Përballja, e luajtur mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Rrogozhinës, dhuroi spektakël dhe gjashtë gola.
Takimin në “Arena Egnatia” e ndoqi nga afër edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Pas përfundimit të sfidës, kreu i FSHF-së reagoi në rrjetet sociale, ku vlerësoi paraqitjen e skuadrës rrogozhinase dhe atmosferën e krijuar nga tifozët.
Të lidhura
None found
“Atmosfera fantastike e krijuar nga tifozët në Rrogozhinë dhe paraqitja e Egnatias në këtë përballje të fortë europiane më bëjnë krenar. Rezultati 3-3 kundër Çeljes e mban gjithçka të hapur. Egnatia zotëron cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për të luftuar deri në fund për kualifikimin”, shkruan Duka.
