Italia nis përdorimin e kamerave trupore për policinë, Salvini komenton rastin e vdekjes së marokenit në Bolonjë

Autoritetet italiane kanë nisur pajisjen e personelit hekurudhor me kamera trupore, një iniciativë e re që synon të forcojë sigurinë dhe të rrisë transparencën gjatë operacioneve në terren.

Të lidhura

None found

Gjatë prezantimit të këtyre pajisjeve, zv.kryeministri Matteo Salvini u ndal edhe te rasti i Abderrahim Fakir, shtetasit 42-vjeçar me origjinë marokene, i cili ndërroi jetë gjatë një procedure arrestimi në Bolonjë. “Jam i bindur se situata do të sqarohet dhe se ata që kërkojnë drejtësi do të marrin drejtësi”, theksoi ai.

Ndërkohë, Rabati i ka bërë thirrje Romës të kryejë një hetim të plotë. Në një komunikatë zyrtare, diplomacia marokene u shpreh se autoritetet italiane duhet “të hedhin dritë të plotë” mbi rrethanat e ngjarjes dhe të sigurojnë që përgjegjësitë të vendosen në përputhje me ligjin. Viktima, e cila banonte në Itali që në moshën pesëvjeçare, humbi jetën pasi u mbajt me forcë për disa minuta me gjoks përtokë nga efektivët.

Një filmim i regjistruar nga një qytetar tregon Fakirin teksa kërkon ndihmë ndërsa dy policë e mbajnë të palëvizshëm. Prokuroria e Bolonjës ka vënë nën hetim dy oficerët dhe katër punonjësit e shërbimit të urgjencës që ishin të pranishëm në ndërhyrje. Vdekja e 42-vjeçarit ndezi tensione të forta në qytet, ku mijëra qytetarë dolën në protestë. Gjatë përplasjeve me forcat e rendit,


Shtuar 22.07.2026 15:57

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş