Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet prej javësh në Tiranë. Ai pohoi se nuk preket aspak nga thirrjet e pjesëmarrësve “Berisha n’burg”, ndërsa u bëri sërish apel demokratëve që t’i bashkohen manifestimit.
“I thërras demokratëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që ta përkrahin këtë protestë me të gjitha forcat e tyre. Nuk më prek fare slogani i skajshëm i majtë apo i kundërshtarëve brenda opozitës, ‘Berisha në burg, opozitë e shitur’. Asnjë ndikim, zero”, u shpreh Berisha.
Të lidhura
None found
Sipas tij, këto zëra synojnë t’u bëjnë lojën përpjekjeve të Edi Ramës për të minuar tubimin.
“Prandaj i përshëndes çdo mbrëmje demokratët që qëndrojnë të palodhur e të pathyeshëm. Gjithashtu u bëj thirrje edhe më shumë protestuesve, sepse ata po vulosin përfundimin e sundimtarit më të keq që ka njohur Shqipëria pas Enver Hoxhës”, shtoi ai.
Berisha theksoi se çdo orvatje për të përçarë opozitën shqiptare, është e destinuar të dështojë.
“Prandaj, miq, bëni gjithçka për të mobilizuar gjithë anëtarësinë dhe mbështetësit tanë që kjo protestë të fuqizohet maksimalisht. Ajo e ka futur regjimin në agoni. Nuk duhet harruar për asnjë mijtë të sekondës kauza e drejtë që mbron kjo lëvizje. Dhe ne jemi forca politike që përfaqëson kauzat e drejta”, përfundoi kreu i PD-së.
