Dosja “Metamorfoza”/ SPAK dërgon për gjykim Nuredin Dumanin, Ervis Martinajn dhe anëtarë të grupit “Bajri”

Hetimet për një grup prej nëntë personash në kuadër të dosjes “Metamorfoza” kanë përfunduar dhe çështja është përcjellë për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Në mesin e të pandehurve gjenden emra të tillë si Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që nga gushti i vitit 2022, Prekë Kodra, si dhe Aleks Ndreka, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, të gjithë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”.

Akuzat e ngritura nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020. Për këtë çështje tashmë po përballen me drejtësinë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë. Sipas SPAK-ut, të pandehurit do të gjykohen edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të cilët konsideroheshin si kundërshtarë të grupit “Bajri”, si dhe për përgatitjen e vrasjes së Kleant Musabelliut.

Të lidhura

None found

Akuza përfshijnë veprat penale të vrasjes me paramendim të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, grupit të strukturuar kriminal, si dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, krahas veprave të tjera penale.

Dosja “Metamorfoza” do të kalojë në short elektronik në GJKKO për të përcaktuar gjyqtarin që do të drejtojë seancën paraprake. Kjo dosje e ndërtuar nga SPAK-u mbi komunikimet e platformës së koduar Sky ECC, është fraksionuar në disa pjesë. Për disa prej të pandehurve tashmë janë dhënë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër e proceseve vijon të shqyrtohet në gjykatë.

Lista e plotë e personave që do të përballen me gjykim përfshin: Ervis Martinaj, Denis Brajoviq, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Nuredin Dumani, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Bardhyl Mavraj.


matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobet