Skuadra saudite Al-Ahli ka hyrë seriozisht në bisedime për të siguruar shërbimet e Marc Casados, mesfushorit të Barcelonës, gjatë merkatos verore.
Të lidhura
None found
Drejtuesit e klubit katalanas po nxitojnë të gjejnë një destinacion të ri për lojtarin e dalë nga akademia e tyre, pasi ai nuk konsiderohet pjesë e projekteve të ardhshme nga trajneri Hansi Flick.
Sipas burimeve pranë negociatave, Barcelona shpreson të arkëtojë rreth 25 milionë euro nga shitja e re.
Al-Ahli duket e gatshme të plotësojë kërkesat financiare të spanjollëve. Një element shtesë që mund të lehtësojë mbylljen e marrëveshjes është raporti i shkëlqyer që ekziston midis drejtuesit sportiv të Al-Ahlit, Rui Pedro, dhe përfaqësuesit të lojtarit, Jorge Mendes.
Formacioni saudit kërkon të përforcojë repartin e mesfushës pasi ka humbur Franck Kessien, teksa qarkullojnë zëra se një tjetër mesfushor, Enzo Millot, mund të ndjekë të njëjtën rrugë.
Në garë për Casadon nuk janë vetëm skuadrat nga Arabia Saudite; disa klube të njohura evropiane si Stuttgart, Milani dhe Manchester United gjithashtu kanë shprehur interesimin e tyre për lojtarin.
