Indi, gruaja dhe i dashuri arrestohen për vrasjen e 32-vjeçarit që u maskua si pickim gjarpri

Një ngjarje e rëndë në Indi, e cila në fillim u trajtua si vdekje nga pickimi i gjarprit, mori një tjetër rrjedhë pas arrestimit të bashkëshortes së viktimës dhe të të dashurit të saj.

Të lidhura

None found

Atul Panwar, 32 vjeç, u gjet pa jetë në shtratin e tij. Ai drejtonte së bashku me bashkëshorten, Daminin, një çerdhe në Hastinapur.

Sipas autoriteteve, Damini dhe Tushar, i dashuri i saj që punonte shofer në çerdhe, dyshohet se kishin organizuar vrasjen e Panwarit për të përfituar paratë e sigurimit të jetës.

Hetimet policore pretendojnë se gruaja i kishte përzier pilula gjumi në qumështin e bashkëshortit. Më pas, sipas planit të dyshuar, në shtratin e tij ishte lëshuar një gjarpër helmues, i cili e pickoi 32-vjeçarin, në përpjekje që ngjarja të paraqitej si aksident.

Policia deklaroi se çifti i dyshuar kishte tentuar më herët ta eliminonte Atulin duke simuluar një aksident automobilistik. Pasi kjo përpjekje nuk kishte funksionuar, ata dyshohet se kishin kaluar te skema me gjarprin.

Sipas policisë, komploti lidhej me dy arsye: përfitimin e 2 milionë rupi nga sigurimi dhe largimin e Atulit, që marrëdhënia e paligjshme të mund të vazhdonte.

Ndonëse fillimisht vdekja e tij u konsiderua pasojë e një pickimi gjarpri, hetuesit nisën të verifikonin më hollësisht rrethanat. Analiza e të dhënave të telefonave celularë dhe provave të tjera, sipas policisë, çoi në zbulimin e skemës së dyshuar ku përfshiheshin Damini dhe Tushar. Ky i fundit është gjithashtu i martuar dhe po planifikonte të divorcohej nga gruaja e tij përpara se të zbulohej komploti i dyshuar i vrasjes.


Shtuar 18.07.2026 19:24

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio