SORI-AL: Asnjë provë për helmim ushqimor, kompania kërkon rehabilitimin e reputacionit

Kompania SORI-AL ka reaguar publikisht pas përfundimit të verifikimeve nga institucionet shtetërore, duke pretenduar se asnjë autoritet nuk ka konfirmuar zyrtarisht akuzat për helmim masiv ushqimor që dominuan debatin publik gjatë dy muajve të fundit.

Në një deklaratë zyrtare, kompania shprehet se ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke lejuar kontrolle, rikontrolle dhe duke vënë në dispozicion çdo dokumentacion të kërkuar, ndërsa ka pritur përfundimin e procedurave pa komentuar publikisht procesin.

Të lidhura

None found

Sipas SORI-AL, dokumentet zyrtare tregojnë se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka diagnostikuar asnjë pacient me helmim ushqimor dhe nuk ekziston asnjë raport mjekësor që të lidhë gjendjen e pacientëve me ushqimin e përgatitur nga kompania. Po sipas deklaratës, analizat e ISUV për kampionet e ushqimit kanë rezultuar negative, ndërsa Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka konstatuar shkelje ligjore. Kompania shton se edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) e ka mbyllur procedurën pa konstatuar shkelje dhe ka lejuar vijimin normal të aktivitetit.

Në deklaratë publikohen edhe të dhëna mbi personat që iu drejtuan QSUT-së gjatë dy episodeve. Sipas kompanisë, nga 45 persona të paraqitur në rastin e parë, 43 janë larguar brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa në episodin e dytë, nga 67 persona, 66 janë larguar brenda pak orësh dhe vetëm një ka qëndruar i shtruar për disa ditë. SORI-AL thotë se këto janë të dhëna zyrtare mjekësore që nuk mbështesin pretendimet për helmim masiv.

Kompania ngre gjithashtu shqetësimin për dëmin që, sipas saj, i është shkaktuar reputacionit nga raportimet dhe komunikimet publike të kësaj periudhe, duke kërkuar që rezultatet përfundimtare të institucioneve të kenë të njëjtën jehonë si akuzat fillestare.

“Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza”, thuhet në fund të deklaratës së SORI-AL.


Shtuar 18.07.2026 13:29

MatbetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş