Korçë, plagos me mjet prerës djalin e bashkëjetueses pas konfliktit, arrestohet 37-vjeçari

Një konflikt i çastit brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 21:55, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, është paraqitur në spital me një dëmtim në kokë, që dyshohet se i është shkaktuar me mjet prerës.

Të lidhura

None found

Nga informacionet paraprake rezulton se i riu është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari i dyshuar si autor është larguar me shpejtësi nga vendi ku ndodhi konflikti, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e N. B. Ai u shoqërua në Komisariat dhe u vu në pranga për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën në terren për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.


MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş