Phil Foden është propozuar te Milani si një opsion i mundshëm për të forcuar fazën sulmuese të skuadrës italiane. Emri i mesfushorit ofensiv të Manchester Cityt ka mbërritur në tryezën e drejtuesve kuqezinj.
Të lidhura
None found
Sipas Claudio Raimondit të SportMediaset, cituar nga MilanNeës.it, një ndërmjetës ua ka paraqitur Fodenin disa klubeve, përfshirë edhe Milanin. Klubi italian po e vlerëson me seriozitet mundësinë e afrimit të tij.
Foden ka kaluar një sezon të ndërlikuar, gjatë të cilit raportet e tij me Manchester Cityn janë tensionuar. Situata arriti deri aty sa Thomas Tuchel nuk e përfshiu në listën e Anglisë për Kupën e Botës.
Kontrata e reprezentuesit anglez përfundon në vitin 2027 dhe lojtari nuk synon ta zgjasë marrëveshjen aktuale.
Operacioni ka kosto të lartë, por Milani nuk e konsideron të pamundur nga pikëpamja ekonomike.
Manchester City kërkon rreth 50-60 milionë euro për kartonin e Fodenit. Kuqezinjtë mendojnë se kjo shifër mund të financohet pothuajse plotësisht përmes shitjes së Rafael Leaos, për të cilin shpresojnë të përfitojnë afërsisht të njëjtën shumë.
As paga nuk duket se përbën problem të madh, pasi të dy futbollistët fitojnë rreth 7-7.5 milionë euro në sezon. Kjo e bën marrëveshjen pothuajse të barasvlershme në aspektin financiar.
