FIFA paditet për biletat e Botërorit, gjykata gjermane vendos masë ndaluese

FIFA është vënë përballë presionit ligjor për mënyrën se si po i shet biletat e Kupës së Botës 2026. Gjykata Rajonale e Frankfurtit ka urdhëruar institucionin drejtues të futbollit botëror të ndërpresë disa praktika të shitjes që ndikojnë te konsumatorët në Gjermani.

Të lidhura

None found

Çështja në gjykatë u hap pas kërkesës së paraqitur nga platforma e biletave Ticombo.

Në qendër të kundërshtimeve ishte transparenca e pamjaftueshme në platformën zyrtare të FIFA-s për rishitjen e biletave, organizimi i procesit të blerjes si edhe afati kohor artificial që u krijohej përdoruesve gjatë blerjes.

Gjykata i konsideroi të bazuara pretendimet dhe ia ndaloi FIFA-s vijimin e këtyre praktikave.

Federata ndërkombëtare ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin me apel. Në rast se nuk e respekton urdhrin gjyqësor, FIFA mund të gjobitet deri në 250 mijë euro.

Ndërkohë, kritikat për mënyrën e shpërndarjes së biletave të Kupës së Botës 2026 nuk kufizohen vetëm në Gjermani.

Në disa shtete të SHBA-së, mes tyre Teksasi, Kalifornia, Nju Xhersi dhe Nju Jorku, po zhvillohen hetime lidhur me shpërndarjen e biletave për ndeshjet.

Gjithashtu, në fund të qershorit në Shtetet e Bashkuara u depozitua një padi kolektive kundër StubHub, platformës së tregut dytësor të biletave. Padia erdhi pas pretendimeve se një numër i madh biletash të blera më herët u anuluan brenda një periudhe të shkurtër.

Shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mungesën e transparencës, krijimin e një mungese artificiale të biletave dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve, për të cilat kritikët thonë se po i dëmtojnë tifozët e futbollit.


Shtuar 17.07.2026 19:07

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş