Janë bërë të ditur 11 futbollistët me të cilët Kosova U21 do ta nisë ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut. Takimi luhet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar në orën 16:00.
Përzgjedhësi i të rinjve “Dardanë” ka vendosur se cilët lojtarë do të jenë në fushë që nga minuta e parë.
Të lidhura
None found
Për Kosovën U21, kjo përballje është një mundësi për të vlerësuar formën dhe përgatitjen e futbollistëve, ndërsa vijon puna për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.
Formacioni zyrtar i Kosovës U21: Gutaj, Parduzi, Lleshi, Mavraj, Hajdini, Xhemalija, Bujupi, Gashi, Maksutaj, Hasanmetaj, Limani.







