Më 21 dhe 22 nëntor, Prizreni do të jetë qyteti mikpritës i Kampionatit Mbarëkombëtar Kosovë–Shqipëri 2026 për Senior, ku do të marrin pjesë sportistët më të mirë të pingpongut nga të dyja vendet.
Klubet dhe lojtarët pjesëmarrës do të synojnë titullin mbarëkombëtar në garat ekipore dhe individuale.
Të lidhura
None found
Takimet do të mbahen në Shkollën e Mesme të Ulët “Hysen Rexhepi” në Prizren.
Programi nis më 21 nëntor me kampionatin ekipor. Në garat e meshkujve dhe të vajzave do të përballen dy klubet më të mira të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, me sistemin “Round Robin”, ku secili luan kundër secilit.
Të nesërmen, më 22 nëntor, do të zhvillohet për herë të tretë kampionati individual. Sipas ranglistave aktuale, në secilën kategori, meshkuj dhe vajza, do të garojnë tetë lojtarët më të mirë nga secili shtet.
Fillimisht, pjesëmarrësit do të ndahen në katër grupe të përziera. Dy më të mirët e çdo grupi do të kalojnë në fazën eliminatore, ku do të vendosen kampionët individualë.
Organizimin e këtij kampionati e bëjnë Federata e Pingpongut e Kosovës, Federata Shqiptare e Ping Pongut dhe KPP Ponte Prizren.






