Këshilli i Prokurorëve Publikë ka vendosur që gjatë gushtit të hapë procedurën për përzgjedhjen e prokurorit publik që do të udhëheqë Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Shpallja e konkursit do të bëhet brenda afateve të përcaktuara me ligj, përpara skadimit të mandatit të drejtuesit aktual.
Të lidhura
None found
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli caktoi Zoran Markovskin prokuror publik themelor në Prokurorinë e Kriva Pallankës. Gjithashtu, u emëruan drejtues të rinj në tri prokurori themelore: Suzana Boshniakovska në Berovë, Darko Cvetanoski në Shën Nikollë dhe Edmond Sherif në Resnjë.
Ndër vendimet e miratuara ishte edhe përcaktimi i numrit të vendeve për prokurorë publikë në pesë vitet e ardhshme. Sistematizimi i ri parasheh gjithsej 261 pozita, ndërsa në këtë moment funksionojnë 194 prokurorë publikë.
