Tymrat nga zjarret në Kanada ngrenë alarmin në New York para finales së Kupës së Botës

Finalja e Kupës së Botës në zonën e New Yorkut mund të përballet me pasojat e shtresës së dendur të tymit, e cila ka pushtuar rajonin si rezultat i zjarreve të shumta pyjore në Kanada. Shpresat kryesore për përmirësimin e situatës janë reshjet e shiut të parashikuara për të shtunën.

Të lidhura

None found

Megjithatë, prania e shiut pritet vetëm ta lehtësojë pjesërisht ndotjen dhe jo ta zhdukë plotësisht atë. Gjatë natës situata është rënduar, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se cilësia e ajrit ka zbritur në nivele të rrezikshme për shëndetin.

Në njoftimin e bërë publik në orët e para të së premtes thuhet se “situata është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë dhe çdo person mund të përjetojë efekte shëndetësore, ndërsa për grupet më të ndjeshme pasojat mund të jenë serioze.”

Problemi lidhet kryesisht me grimcat e imëta PM2.5, të afta të depërtojnë thellë në mushkëri dhe madje në qarkullimin e gjakut. Indeksi i cilësisë së ajrit ka shënuar 185, rreth 20 herë më keq se niveli i zakonshëm, ndërsa qytetarëve u është rekomanduar të përdorin maska mbrojtëse kur dalin jashtë.

Matja e cilësisë së ajrit përdor një shkallë nga 0 deri në 500. Vlerat mbi 100 konsiderohen të dëmshme për kategoritë e ndjeshme, ato mbi 150 paraqesin rrezik për të gjithë popullsinë, ndërsa nivelet që kalojnë 200 cilësohen si shumë të rrezikshme.

Në këtë moment, ajri në New York përbën rrezik për të gjithë banorët. Situata mund të ndikojë sidomos në veprimtaritë sportive në ambiente të hapura, mes tyre stërvitjet e skuadrave finaliste dhe ndeshja e legjendave, të programuar përpara finales së madhe.


Shtuar 17.07.2026 10:43

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet