Revolta nuk ndalet në ditën e 48-të, qytetarët rikthehen në shesh: Pa negociata, Rama të dorëhiqet

Për të 48-ën ditë radhazi, protesta qytetare kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike vijon edhe sot. Tubimi pritet të nisë pasdite në sheshin “Skënderbej”, prej nga pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke treguar se revolta e filluar disa javë më parë do të vazhdojë.

Qytetarëve u është kërkuar nga organizatorët që t’i bashkohen protestës në numër sa më të madh. Ata theksojnë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar: kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës politike, të cilën e akuzojnë se ka mbajtur peng Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Të lidhura

None found

Organizatorët, pas 47 ditësh të pandërprera tubimesh, deklarojnë se do të qëndrojnë çdo ditë në shesh. Sipas tyre, protesta e 48-të e parashikuar për sot dhe e gjithë lëvizja do të vazhdojnë derisa të realizohen kërkesat e protestuesve.

Qëndrimi kundër çdo forme negociatash u shpreh qartë gjatë ditës së 47-të të revoltës. Organizatori Edison Lika tha se lëvizja nuk do të pranojë të përfaqësohet politikisht nga askush dhe as do të ulet për bisedime.

“Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Në tubimin e djeshëm, aktivistët kundërshtuan gjithashtu ato që i cilësuan si përpjekje për të krijuar përshtypjen se brenda mazhorancës ka nisur reflektimi. Ata nënvizuan se qytetarët nuk do të kënaqen as me masa kozmetike dhe as me zëvendësimin e emrave në qeveri.

Studentët që u paraqitën me pelerinat e diplomimit krijuan një prej momenteve më simbolike të protestës. Përmes mesazhit “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata theksuan se Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj pa të rinjtë.

Ndërkohë, aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje që hetimet të mos kufizohen vetëm te ish-zyrtarët, por të arrijnë edhe në nivelet më të larta drejtuese të qeverisë.

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Pankartat me përmbajtje satirike dhe ironike kundër qeverisë, opozitës dhe mbarë klasës politike mbetën ndër elementet më të dukshme të tubimit. Protestuesit përsëritën edhe thirrjet që janë shndërruar në simbole të lëvizjes: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.


Shtuar 17.07.2026 07:35

Tags:
MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet