Një i ri 18-vjeçar është dënuar me tre vite burg në Britani, pasi përplasi një këmbësor 84-vjeçar me automjet, e la të plagosur rëndë dhe u largua pa i dhënë ndihmë.
Vendimi u mor nga Gjykata e Kurorës në Durham, e cila e shpalli Sonny Horsfall fajtor për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm, drejtim automjeti pa leje dhe pa siguracion, si edhe për largim nga vendi i aksidentit. Krahas burgimit, atij iu ndalua të drejtojë automjete për katër vjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 prillit në Redcar, North Yorkshire. Sipas hetimeve, Horsfall humbi kontrollin e një Audi A4 të blerë së fundmi, përfundoi në trotuar dhe goditi Eddie-n 84-vjeçar, i cili ishte duke u kthyer në banesën e tij.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar çastin kur makina del nga rruga dhe përplas të moshuarin, ndërsa drejtuesi largohet menjëherë pas përplasjes. Prokuroria deklaroi se 18-vjeçari nuk kishte patentë, ishte i skualifikuar nga drejtimi i automjeteve dhe automjeti nuk kishte siguracion.
Nga hetimet dolën edhe regjistrime në telefonin e Horsfall, ku ai shfaqej duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke bërë parakalime të rrezikshme dhe duke kaluar kryqëzime me semafor të kuq.
https://www.dailymail.com/embed/video/3682393.html
Në njërën prej videove, ai dëgjohet të thotë: “Sapo e bleva këtë bishë”, ndërsa në një tjetër shprehet: “Në djall me dritën e kuqe.”
Dy orë pas aksidentit, i riu i dërgoi një miku mesazhe zanore në Snapchat. Në një prej tyre ai thoshte: “Nuk e di çfarë godita… po ha pica”, ndërsa në një tjetër pranonte se dyshonte se mund të kishte plagosur rëndë ose vrarë dikë.
Pas përplasjes, 84-vjeçari pësoi fraktura të shumta në legen, shpinë dhe në këmbën e djathtë. Ai qëndroi disa ditë në kujdes intensiv dhe, edhe pas operacionit, vijon të përballet me vështirësi të mëdha në lëvizje, përdor ndihmëse për ecje dhe vuan dhimbje të vazhdueshme.
