Siljanovska-Davkova: Amendamentet kushtetuese nuk përjashtojnë bllokada të tjera në rrugën drejt BE-së

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e konsideron 30 shtatorin një datë vendimtare për të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pasi atë ditë Komisioni Evropian pritet të bëjë publik raportin lidhur me qasjen e re për këtë proces.

Të lidhura

None found

Në një bisedë për televizionin Kanal 5, ajo bëri të ditur se më 30 shtator Komisioni Evropian do të paraqesë për herë të parë modelin mbi të cilin do të bazohet vazhdimi i procesit të zgjerimit. Në tetor, sipas saj, për këto tema pritet të debatojë edhe Këshilli Evropian.

“Pikërisht këto janë momentet e rëndësishme për ne, që të procedojmë me hapat e mundshëm dhe për të cilët po arrihet pajtim”, deklaroi presidentja.

Sa i përket raporteve me Bullgarinë, Siljanovska-Davkova vlerësoi se kontaktet e fundit me presidentin bullgar Rumen Radev kanë krijuar mundësi për dialog më intensiv dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

“Konkluzioni është se duhet shumë angazhim dhe shumë vullnet i mirë për të avancuar. Duhet të investojmë bashkërisht për të mbërritur te një zgjidhje”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se Bullgaria paraqitet me qëndrim të unifikuar në politikën e jashtme, pavarësisht diferencave të brendshme politike.

“Ne jemi vërtet një fenomen interesant, për dallim nga Bullgaria, e cila paraqitet gjithandej me një zë, edhe kur nuk ka të drejtë”, u shpreh Siljanovska-Davkova.

Duke iu referuar integrimit evropian, presidentja tha se ndryshimet kushtetuese nuk ofrojnë, në vetvete, siguri se Maqedonia e Veriut nuk do të përballet me pengesa të tjera gjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Sipas saj, shkaku i bllokadave që mund të paraqiten më vonë gjendet te Protokolli i Dytë mes Shkupit dhe Sofjes, elementet e të cilit janë pjesë e kornizës negociuese dhe e përfundimeve të BE-së.

“Rruga me siguri do të hapet në një moment, por pastaj do të paraqitet një pengesë tjetër. Duhet të largohet burimi i pengesave, ndërsa ai është Protokolli 2”, theksoi presidentja.

Ajo ritheksoi se Maqedonia e Veriut synon një zgjidhje që do të shmangte bilateralizimin e procesit të eurointegrimeve. Sipas saj, Bashkimi Evropian disponon mekanizma për të parandaluar bllokimet që mbështeten në çështje identitare.

Siljanovska-Davkova vuri në dukje se askush nuk mund të japë garanci se një vend anëtar nuk do të vendosë veto të re në të ardhmen. Megjithatë, ajo tha se BE-ja mund të përcaktojë rregulla që procesi i integrimit evropian të mos bllokohet nga tema që nuk kanë lidhje me kriteret e anëtarësimit.

Ajo shtoi se vendi vijon të mbetet i angazhuar ndaj agjendës së reformave dhe se është i përgatitur të ecë me ritmin e shteteve që përparojnë më shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet