Lepaja e Halili pas deklaratës së Albaresit: Spanja ta vërtetojë qëndrimin në BE, Serbia t’i respektojë marrëveshjet

Spanja ka dhënë shenja se nuk do të përbëjë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, edhe pse mbetet një nga pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Këtë qëndrim e bëri publik ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares gjatë Forumit për Zgjerim të BE-së, i cili u mbajt më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

Në diskutimet për zgjerimin, Albares tha se Madridi nuk do të krijojë pengesa as në rrugën evropiane të Kosovës, as në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Të lidhura

None found

Kryediplomati spanjoll theksoi se gjatë këtij viti Spanja ka qenë e qartë se nuk do të bëhet kurrë pengesë ndaj dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe as ndaj afrimit të Kosovës me BE-në.

Si dëshmi të këtij qëndrimi, ai kujtoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vendimin e Spanjës për të njohur pasaportat kosovare si dokumente të vlefshme udhëtimi.

Deklarata e shefit të diplomacisë spanjolle ka shtuar diskutimet për një qasje potencialisht më konstruktive të Madridit ndaj Kosovës, si dhe për efektin që ky qëndrim mund të ketë në marrëdhëniet me vendet e tjera të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë.

Publicisti Fadil Lepaja dhe profesori Nijazi Halili e shohin si pozitiv këtë zhvillim diplomatik. Lepaja vlerëson se deklarata spanjolle mund të hapë rrugë për tejkalimin e pengesave në integrimin evropian, duke nënvizuar rëndësinë që Serbia të respektojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit të vitit 2023, veçanërisht zotimet për të mos e penguar Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në BE. Sipas tij, orientimi i qeverisë së re serbe do të vërtetohet pikërisht përmes zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Ndërsa Halili thekson se deklarata e Spanjës është një sinjal pozitiv, por duhet të mbështetet me veprime konkrete në proceset vendimmarrëse të BE-së. Ai kërkon një ofensivë të re diplomatike të Kosovës ndaj pesë vendeve mosnjohëse, angazhim më të madh të aleatëve evropianë dhe shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim. Halili e konsideron shqetësuese edhe mosftesën e Kosovës në Forumin për Zgjerim në Bruksel dhe kërkon trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

Fadil Lepaja e vlerëson si pozitive deklaratën e ministrit të Jashtëm spanjoll se Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky qëndrim mund të ndihmojë në kapërcimin e pengesave që lidhen me mosnjohjen nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Lepaja nënvizon se tashmë vëmendja duhet të përqendrohet edhe te qeveria e re serbe dhe gatishmëria e saj për të respektuar marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel dhe Ohër në vitin 2023.

Ai pohon se deklarata e kryediplomatit spanjoll është gjithsesi pozitive dhe i tregon Kosovës rrugën që duhet ndjekur për të tejkaluar pengesën kryesore drejt anëtarësimit në BE, që është mosnjohja nga pesë anëtare të BE-së. Sipas tij, arsyet e këtyre vendeve për mosnjohje nuk kanë të bëjnë aspak me Serbinë apo ndikimin e saj, por me problemet e tyre të brendshme të së njëjtës natyrë ose të ngjashme.

Sa u përket marrëveshjeve të vitit 2023, publicisti thotë se Serbia duhet të respektojë zotimet për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për të mos e penguar atë në rrugën drejt BE-së. Zbatimi i këtyre pikave, sipas tij, mund të ndikojë edhe në qëndrimin e shteteve skeptike ndaj Kosovës.

Ai shton se qeveria e re në Beograd do të përballet me çështjen e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe një nga sfidat kryesore do të jetë respektimi i Marrëveshjes në pikat që e detyrojnë Serbinë të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, duke specifikuar se asnjëra palë nuk mund ta përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Gjithashtu, thuhet qartë se asnjëra palë nuk do të pengojë tjetrën në procesin e anëtarësimit në BE.

Image

Sipas Lepajës, duke pasur parasysh këto pika të Marrëveshjes së vitit 2023 në Bruksel dhe Ohër, deklarata e kryediplomatit spanjoll merr rëndësi të veçantë, sepse hap rrugë që me njohjen formale dhe faktike të marrëveshjes nga qeveria e re serbe, vendet skeptike të hapin rrugën për fillimin e negociatave me Kosovën.

Image

Më tej, Lepaja vlerëson se qëndrimi i qeverisë së re në Beograd ndaj këtyre marrëveshjeve do të tregojë nëse Serbia është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën apo do të vazhdojë politikën e mëparshme nacionaliste. Sipas tij, varet nga qeveria e re serbe nëse vërtet është e përcaktuar për normalizim mbi bazën e marrëveshjeve të arritura, apo do të vazhdojë me kleronacionalizmin e ish-presidentit serb dhe koalicionit të tij nacional-socialist.

Kjo, thekson ai, i hap rrugë Kosovës që të thirret në këtë marrëveshje dhe të kërkojë hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa zbatimi i pikave të tjera të mbetet objekt i vazhdimit të bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fund, ai e sheh deklaratën e Spanjës si një sinjal inkurajues për dialogun dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë se tradicionalisht politika kleronacionaliste shpresonte në qëndrimin e ngurtë të Spanjës, Greqisë dhe Rumanisë për mosnjohjen e Kosovës, deklarimi i kryediplomatit të vendit më me ndikim nga pesë anëtaret që nuk e njohin Kosovën është, sipas Lepajës, trimërues për dialogun dhe për një marrëveshje historike për fqinjësi dhe rrugë evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

Megjithatë, ai përfundon se orientimi i vërtetë i qeverisë së re serbe do të shihet pikërisht në vullnetin e saj për të respektuar këto pika të Marrëveshjes së vitit 2023, me çka indirekt do të bënte që vendet skeptike të votojnë hapjen e negociatave të BE-së me Kosovën.

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, e vlerëson si sinjal pozitiv diplomatik deklaratën e ministrit të Jashtëm spanjoll se Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në, por thekson se ajo duhet të trajtohet me kujdes dhe realizëm. Sipas tij, kjo deklaratë nuk nënkupton ndryshim të qëndrimit të Madridit për njohjen e pavarësisë, por mund të tregojë gatishmëri për ta ndarë çështjen e njohjes nga procesi i integrimit evropian.

Sipas tij, qëndrimi i Spanjës duhet të provohet përmes veprimeve konkrete në proceset vendimmarrëse të BE-së, pasi deklaratat politike nuk mjaftojnë për të garantuar përparimin e Kosovës. Halili vlerëson se pesë shtetet mosnjohëse vazhdojnë të ndikojnë në pozitën e Kosovës brenda BE-së dhe kjo përbën një sfidë serioze për integrimin.

Ai shton se vlerësimi i ministrit irlandez se pesë shtetet mosnjohëse vazhdojnë të paraqesin pengesë për avancimin e Kosovës është dëshmi se problemi mbetet serioz. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, pavarësisht dallimeve në qëndrime, ndikojnë në pozitën e Kosovës brenda BE-së. Këtu qëndron edhe paradoksi evropian: BE-ja deklaron se dëshiron zgjerimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet pa statusin e vendit kandidat, ndonëse aplikimin për anëtarësim e ka dorëzuar që në dhjetor të vitit 2022.

Halili kërkon që diplomacia e Kosovës të ndërmarrë një ofensivë të re dhe shumë më serioze diplomatike. Sipas tij, nuk mjafton që institucionet të bëjnë deklarata për orientimin evropian; duhet të zhvillohet një strategji e veçantë për secilin prej pesë shteteve mosnjohëse, duke identifikuar interesat, shqetësimet dhe mundësitë e bashkëpunimit me secilin prej tyre. Nevojitet angazhim në nivelin më të lartë politik, diplomaci parlamentare, bashkëpunim ekonomik dhe mobilizim i aleatëve brenda BE-së, veçanërisht Gjermanisë, Francës dhe Italisë, në mënyrë që këto shtete të ushtrojnë ndikim për zhbllokimin e procesit.

Ai thekson gjithashtu se Kosova duhet të kërkojë që aplikimi i saj të shqyrtohet dhe të fillojë procesi teknik i vlerësimit, pa u mbajtur peng pafundësisht nga mospajtimet politike ndërmjet shteteve anëtare. Është e rëndësishme, sipas tij, të kërkohet edhe angazhim më i qartë i Komisionit Evropian dhe i shteteve që e mbështesin Kosovën.

Sa i përket faktit që Kosova për të dytën herë nuk është ftuar në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Halili e konsideron këtë një zhvillim shqetësues dhe një sinjal negativ politik. Ai thotë se është e papranueshme që Kosova të flitet vazhdimisht si pjesë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa të lihet jashtë forumeve ku diskutohet pikërisht kjo perspektivë. Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë shpjegim zyrtar nga Brukseli dhe të insistojnë në trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

Në fund, profesori nënvizon se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga perspektiva evropiane, por as të mbështetet vetëm në deklaratat e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, nevojitet diplomaci aktive, e koordinuar dhe me rezultate konkrete. BE-ja duhet të kuptojë se izolimi dhe lënia e Kosovës në një status të paqartë politik nuk i shërben stabilitetit të rajonit, ndërsa Kosova duhet të dëshmojë përmes reformave, sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve demokratike se është e gatshme për integrim. Kosova nuk po kërkon privilegj, por të drejtën për të ecur përpara në rrugën evropiane mbi bazën e meritave dhe kritereve të njëjta që zbatohen për vendet e tjera të rajonit.


Shtuar më 19.11.2026 10:32

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet