Rezultati i rëndë 0-5 i pësuar në Kosovë përballë Malishevës, në raundin e parë të Conference League, ka shkaktuar reagime të ashpra te mbështetësit shkodranë. Presidenti Alban Xhaferi dhe trajneri Edi Martini janë vënë në qendër të kritikave.
Të lidhura
None found



Në profilin e Vllaznisë në Facebook janë publikuar komente të shumta, ku tifozët kërkojnë largimin si të Xhaferit nga posti i presidentit, ashtu edhe të Martinit nga drejtimi i skuadrës.



Pakënaqësia ndaj drejtuesve dhe stolit kuqeblu duket se po thellohet. Ndonëse Martini u rikonfirmua pas përfundimit të sezonit dhe klubi ka bërë afrime në merkato, gjendja mbetet e paqartë: loja paraqitet e çekuilibruar, ndërsa mbrojtja vazhdon të shfaqë probleme. Pesë golat e pësuar nga Malisheva nuk lënë hapësirë për alibi apo justifikime.


