Ambasada britanike ka shprehur dënim të prerë për deklaratat e ministres serbe Snezana Paunovic, duke veçuar referencat e saj ndaj spastrimit etnik në Kosovë, të cilat i ka cilësuar si “krejtësisht të papranueshme” dhe të papërshtatshme për kohën e sotme.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, në një moment kur shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë të ndërtojnë një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe me bashkëjetesë mes etnive, pohime të tilla kërcënojnë të risjellin përçarjet historike dhe të ushqejnë tensione.
“Udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta hedhin poshtë një retorikë të tillë në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje,” theksohet në deklaratë.
Njëkohësisht, ambasada britanike ka evidentuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është distancuar nga komentet e ministres Paunovic.
