Krijuesi i njohur i përmbajtjes në YouTube, Shiey, ka sjellë një këndvështrim krejt të ri mbi Shkupin, duke e dokumentuar qytetin përmes aventurave të tij të guximshme të ngjitjeve në ndërtesa, eksplorimeve urbane dhe vizitave në hapësira të harruara.
Të lidhura
None found
Përmbledhja filmike, e cila kap disa nga momentet më të spikatura, e ndjek atë gjatë rrugëtimit nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit maqedonas, në ndjekje të pamjeve befasuese, një doze të lartë adrenalinen dhe përjetimesh të pastra. Ndër destinacionet e paraqitura dallohen Hoteli “Ura e Gurit”, një strukturë ikonike në zemër të qytetit, si dhe disa objekte të tjera të braktisura, të cilat shpalosin një fytyrë të panjohur dhe alternative të Shkupit.
