Sekuestrohen apartamente e garazh në Tiranë për të dënuarin me 10 vite burg për trafik narkotikësh

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2026, i cili ka në shënjestër shtetasin A.A. Ky i fundit është dënuar me 10 vjet heqje lirie për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet treguan se të ardhurat e verifikueshme të A.A. dhe të familjes së tij nuk përputhen me shpenzimet e kryera dhe blerjet e pronave. Pra, i hetuari nuk kishte kapacitet financiar për të mbuluar këto investime.

Të lidhura

None found

Raporti i ekspertizës kontabël dhe provat e grumbulluara konfirmojnë se asetet e zotëruara nga personat nën hetim bien ndesh me kriteret e neneve 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009. Kjo për shkak të një hendeku të theksuar midis pasurisë së zbuluar dhe burimeve të ligjshme të të ardhurave, të cilat janë të pamjaftueshme për të shpjeguar origjinën e tyre.

Nisur nga këto fakte dhe nga hetimi pasuror i zhvilluar për shtetasin A.A. dhe rrethin e tij familjar, është provuar implikimi i tij në veprimtarinë kriminale të trafikimit të substancave narkotike, e përcaktuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Kjo vepër penale hyn në fushën e zbatimit të ligjit të sipërpërmendur. Si rezultat, janë gjeneruar vlera pasurore që nuk përligjen nga fitimet e deklaruara ligjërisht. Për pasojë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vuri në sekuestro këto pasuri: një apartament 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² bashkë me verandën 44 m², në një kompleks multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe një apartament 2+1 me sipërfaqe 87.9 m² dhe një garazh në katin -2 me sipërfaqe 16 m², në një tjetër kompleks në ndërtim në Rrugën “Kahreman Ylli”.


MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş