Paga mesatare nuk pasqyron përditshmërinë e shumicës së të punësuarve, pasi për ta ajo vazhdon të jetë e paarritshme.
Të lidhura
None found
Ivan Peshevski nga Sindikata e Ndërtimit, Industrisë dhe Projektim deklaron se ndërmjet 50 dhe 58 për qind e punonjësve marrin deri në 36.900 denarë në muaj, pra pagën minimale ose një shumë pranë saj.
Sipas tij, këto të dhëna dëshmojnë se pjesa dërrmuese e punonjësve përfshihet në kategoritë me të ardhurat më të ulëta. Kjo, thekson ai, reflektohet drejtpërdrejt te standardi jetësor dhe te mundësia për të siguruar një jetë dinjitoze nga paga e tyre./Telegrafi/
