Eksperti: Tarifa e propozuar nga Trump për Hormuzin mund të kushtojë deri në 17 milionë dollarë për anije

Një tarifë prej 20%, e propozuar nga Donald Trump për anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, mund t’i rëndojë operatorët detarë me shpenzime deri në 17 milionë dollarë për një anije. Vlerësimi është bërë nga eksperti i transportit detar, Richard Meade.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për BBC, redaktori i revistës Lloyd’s List u shpreh se tarifat e aplikuara nga Irani kanë qenë “më të arsyeshme” në krahasim me planin e Trump. Megjithatë, ai nënvizoi se as tarifat iraniane dhe as ato të propozuara nga pala amerikane nuk mbështeten në të drejtën ndërkombëtare.

Meade vlerëson se një cisternë nafte ose një transportues gazi i mbushur plotësisht do të duhej të paguante mes 16 dhe 17 milionë dollarë për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, në rast se vihet në zbatim tarifa 20% e propozuar nga Trump.

Sipas ekspertit, pagesat e vendosura fillimisht nga Irani luhateshin nga 1 deri në 2 milionë paund. Në disa raste, ato më vonë u ulën në rreth 100 mijë deri në 200 mijë paund për anije.

Ai paralajmëroi gjithashtu se përshkallëzimi i tensioneve në rajon po sjell rritje të konsiderueshme të primeve të sigurimit për anijet, në një kohë kur këto kosto kishin filluar të bien.

Meade theksoi se ende nuk dihet mënyra se si administrata e Trump do ta zbatonte tarifën prej 20%. Ai kujtoi se presidenti amerikan ka bërë edhe më herët deklarata të ngjashme, të cilat nuk janë realizuar.

Ndërkohë, sulmet e pandërprera të Huthive në Jemen pritet, sipas tij, të shtojnë edhe më shumë kostot e transportimit të naftës përmes Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab al-Mandab.


Shtuar 14.07.2026 09:33

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş