I riu kolumbian 26-vjeçar vritet nga agjenti i ICE në Maine, grupet e emigrantëve sfidojnë autoritetet

Vrasja me armë e një 26-vjeçari nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në shtetin e Maine ka shkaktuar debat të gjerë në Shtetet e Bashkuara, duke vënë sërish në diskutim mënyrën se si kryhen operacionet për zbatimin e ligjit të emigracionit.

Incidenti u regjistrua të hënën në Biddeford, një qytet me rreth 22 mijë banorë. Ai ndodhi vetëm një javë pasi një tjetër agjent i ICE vrau një burrë meksikan në Teksas, duke shtuar pakënaqësinë ndaj politikave të emigracionit të administratës së Presidentit Donald Trump.

Të lidhura

None found

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) e ka përshkruar viktimën si një “emigrant të paligjshëm”, për të cilin ishte nxjerrë një urdhër përfundimtar dëbimi. Sipas autoriteteve, gjatë një operacioni të organizuar, i riu u përpoq t’i shmangej kontrollit të policisë duke përdorur automjetin.

https://x.com/theblaze/status/2076825530117095604

Në deklaratën e DHS-së thuhet se agjenti e përdori armën e shërbimit për shkak të rrezikut që, sipas tyre, i kanosej sigurisë publike. I riu u plagos nga të shtënat dhe vdiq më vonë për shkak të plagëve të marra.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maine bëri të ditur gjithashtu se viktima tentoi të largohej me makinë, e cila, sipas hetimeve fillestare, lëvizte në drejtim të oficerit që hapi zjarr. Agjenti është larguar përkohësisht nga detyra, në përputhje me procedurën standarde për rastet kur një oficer përfshihet në një incident me viktima. Ndërkaq, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka hapur hetim për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes.

https://x.com/Breaking911/status/2076670448452956237

Organizatat vendore që mbrojnë të drejtat e emigrantëve kanë kundërshtuar narrativën zyrtare. Koalicioni për të Drejtat e Imigrantëve në Maine dhe Presente Maine e identifikuan të ndjerin si një 26-vjeçar me origjinë nga Kolumbia, duke deklaruar se ai dispononte leje të rregullt për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Dallimi mes asaj që pretendojnë autoritetet dhe realitetit duhet të hetohet. Ne nuk do të lejojmë që kjo vdekje të bëhet thjesht një statistikë”, u shpreh drejtuesja e organizatës Presente Maine.

Dëshmitari Daniel Butcher i tha AFP-së se ishte në banesën e tij kur dëgjoi të shtënat. Sipas tij, ai pa një automjet të vogël që u përplas me një SUV të bardhë dhe, pak më vonë, një agjent i ICE-së e nxori shoferin nga makina dhe e hodhi përtokë.

“Sapo pashë fytyrën e tij, ishte e mbuluar me gjak. Ishte një pamje e tmerrshme. E dëgjova të thoshte: ‘Po përpiqesha të ndalesha’, dhe pak sekonda më vonë ai nuk lëvizi më”, rrëfeu dëshmitari.

Çështja ka sjellë reagime edhe në arenën politike. Senatori i Maine, Angus King, tha se fillimisht autoritetet e kishin njoftuar se ndaj viktimës ekzistonte një urdhër arresti për çështje emigracioni. Më pas, ai mori një informacion tjetër, sipas të cilit 26-vjeçari nuk ishte shënjestra kryesore e operacionit.

Për këtë arsye, King kërkoi zhvillimin e një hetimi “të plotë, transparent dhe të pavarur”, me qëllim zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Pas të shtënave, policia krijoi një perimetër sigurie në zonë. Ndërkohë, dhjetëra protestues dolën në rrugët e Biddeford duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “ICE Out!” (“ICE jashtë!”) dhe duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e të riut.

Kryebashkiaku i Biddeford, Liam LaFountain, shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe kërkoi që rasti të sqarohet plotësisht.

“Një njeri humbi jetën dhe familja e tij, ashtu si edhe komuniteti ynë, meritojnë të dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. E kuptoj frikën dhe pasigurinë që kjo ngjarje ka shkaktuar te banorët e qytetit”, deklaroi ai.

Agjentët e ICE-së, të angazhuar në zbatimin e politikës së deportimeve masive të administratës Trump, janë përballur vazhdimisht me kritika për përdorimin e forcës dhe mënyrën e organizimit të operacioneve. Vdekja e 26-vjeçarit në Maine pritet ta forcojë më tej debatin në SHBA për rolin dhe kompetencat e agjencisë federale të emigracionit.


Shtuar 14.07.2026 09:33

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş