Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, është shprehur kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, gjatë episodit të radhës të podcastit të saj “Service95 Book Club”, teksa e ftuar ishte shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi.
“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, shprehet Dua.
Të lidhura
None found
Këngëtarja me origjinë shqiptare, i referohet ndryshimit të ligjit 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura, i cili prek edhe lagunën Vjosë-Nartë, me pasojë ndërtimet luksoze në Zvërnec.
