Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një 33-vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës.
Viktima është identifikuar si Erkin Lika.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve, ngjarja tragjike ka ndodhur teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar, ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.
33-vjeçari Erkin Lika, dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore, si dhe palombarët e repartit RENEA.
Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.
