The Guardian raporton: Errol Musk pranon se fondacioni i familjes financoi udhëtimin e Tommy Robinson në Rusi

Sipas një raporti të publikuar nga The Guardian, fondacioni bamirës i familjes së Elon Musk ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit të aktivistit britanik të ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, drejt Rusisë.

Të lidhura

None found

Mediumi shkruan se këtë pohim e ka bërë Errol Musk, babai i Elon Musk, i cili ka treguar se kishte udhëtuar bashkë me Robinson në Moskë dhe se kostot ishin paguar nga Musk Foundation, organizata filantropike e krijuar nga Elon Musk dhe vëllai i tij, Kimbal Musk.

“Unë e çova në Rusi”, citohet të ketë deklaruar Errol Musk për The Guardian, ndërsa ka shtuar se gjatë qëndrimit atje kanë zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit rus.

Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, e realizoi këtë vizitë muajin e kaluar. Gjatë kohës që ndodhej në Moskë, ai publikoi video në rrjetet sociale dhe bëri thirrje për protesta kundër emigracionit në Britani pas një sulmi me thikë në Belfast.

Raporti thekson se ky udhëtim u zhvillua në një moment kur autoritetet ruse po synonin të zgjeronin lidhjet me figura të ekstremit të djathtë në Evropë. Në të njëjtën kohë, në Rusi ndodheshin edhe influencuesit Andrew dhe Tristan Tate.

Errol Musk e cilësoi Robinsonin si “një djalë të mirë”, duke u shprehur se ai është “gjaknxehtë, por po mëson”. Ai shtoi gjithashtu se në takimet e zhvilluara në Rusi janë diskutuar edhe çështje si rënia e lindshmërisë në vend.

Pas rikthimit nga Rusia, Robinson u ndalua nga policia britanike, e cila i sekuestroi telefonat për qëllime hetimore.

Nga ana tjetër, profesori Stephan Lewandowsky nga Universiteti i Bristolit, ekspert i dezinformimit, deklaroi për The Guardian se Rusia ka një interes strategjik për të ndërtuar lidhje me figura që mund të ndikojnë në destabilizimin e demokracive perëndimore, duke e përshkruar këtë si pjesë të një lufte hibride politike.

Deri në këtë fazë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Elon Musk apo nga Musk Foundation në lidhje me pretendimet e publikuara nga The Guardian.


Shtuar 11.07.2026 19:50

matbetultrabetjojobetCasibom GirişmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş