Okseold Sefa është zyrtarisht afrimi më i fundit i Trepçës së Mitrovicës. Mesfushori 24-vjeçar ka vendosur të lërë pas eksperiencën me Vorën në Superiore, duke nisur një aventurë të re në Ligën e Parë të Kosovës.
Për Sefën, kjo shënon herën e parë që aktivizohet jashtë Shqipërisë. Futbollisti është formuar te Tirana, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe e Kukësit dhe Vorës.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e bërë publik, klubi kosovar konfirmoi marrëveshjen me lojtarin.
Okseold Sefa bashkohet me KF Trepçën KF Trepça ka kënaqësinë të ju njoftojë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin defensiv Okseold Sefa.
24-vjeçari nga Shkodra i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave me KF Vora dhe KF Kukësi, ndërsa hapat e parë në futboll i ka zhvilluar në akademinë e KF Tirana.
Me energjinë dhe cilësitë e tij në mesfushë, Sefa vjen për t’i dhënë forcë dhe stabilitet skuadrës sonë në sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Okseold!
