KPK rrëzon ankesën e Atdhe Demës në garën për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema, me një votë pro dhe pesë kundër.

Të lidhura

None found

Në ankesën e tij drejtuar KPK-së, Dema kishte pretenduar se gjatë procesit kishte pasur shkelje të dispozitave ligjore, si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë material, si dhe kishte ngritur shqetësimin për mospërputhje mes pikëzimit dhe arsyetimit të dhënë nga Paneli vlerësues.

Ai kishte kërkuar që ankesa të pranohej si e bazuar dhe vlerësimi i tij të rikthehej për rishqyrtim nga Paneli vlerësues, me arsyetimin se vlerësimi për intervistën dhe koncept-dokumentin nuk ishte mbështetur në fakte konkrete dhe në arsyetim të mjaftueshëm.

Gjatë trajtimit të ankesës, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, deklaroi se pretendimi i Demës për mungesë arsyetimi nuk qëndron. Sipas tij, kandidati nuk kishte paraqitur prova për të mbështetur pretendimet e ngritura dhe në ankesë nuk sqarohej se cili element i vlerësimit duhej ndryshuar.

Vuniqi: E drejta që Dema e ka kërkuar tashmë është realizuar

“Kam kërkuar dokumente shtesë në ankesë, por nuk kam arritur ta gjej interesin e kandidatit në fjalë, se çfarë ka kërkuar të ndryshohet, pasi të drejtën që e ka kërkuar e ka fituar. Mendoj se diskrecioni ka qenë në përputhje me rregulloren. Ankesa nga kandidati duhet të mbështetet në prova. Ankesën e kemi pranuar vetë, i kam dëgjuar intervistat, por nuk mund të shkojmë tutje nëse nuk kemi interes juridik se çfarë duhet të ndryshohet, ngase ajo për të cilën është atakuar, ajo e drejtë është e fituar. Unë qëndroj në argumentimin tim që e njëjta ankesë të refuzohet”, tha ai.

Vuniqi theksoi gjithashtu se në ankesën e Demës nuk paraqitet ndonjë shkelje procedurale apo materiale, por vetëm mospajtim me pikët e marra.

Në diskutim, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, u shpreh se Këshilli duhet ta shqyrtojë ankesën vetëm duke u mbështetur në kriteret dhe shtyllat e përcaktuara në procesin e vlerësimit.

Krasniqi: S’mund të kërkohet që kandidatët të dorëzojnë dokumente që mbështesin pretendimet e tyre

“Sa i përket barrës së provës, konsideroj se është duke u bërë një interpretim i gabuar, sepse kandidati, jo vetëm ky, por edhe të tjerët, nuk kanë se si të sigurojnë prova se çfarë ta mbështesin. Konsideroj se sa i përket barrës së të provuarit nuk mund të kërkohet që kandidatët të dorëzojnë dokumente që mbështesin pretendimet e tyre. Duhet të bazohemi në tri shtylla: vlerësimin e kryer nga paneli, të cilin nuk e kemi sot para vetes, intervistën, ku mund të shohim më së miri kandidatët, dhe e treta është kundërshtimi. Mbi këto baza mund të dalim në një vlerësim më të qartë”, tha ai.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, tha se për të është e rëndësishme të kuptohet deri në çfarë mase KPK-ja ka pasur mundësi të ushtrojë kontroll efektiv ndaj vlerësimit të bërë nga Paneli vlerësues.

Në po të njëjtën mbledhje, me gjashtë vota për, u miratua edhe autorizimi për drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, që ta përfaqësojë Këshillin para Gjykatës Kushtetuese, si dhe për dorëzimin e komenteve lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.


Shtuar 10.07.2026 15:34

grandpashabetjojobetRestbetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş