Protestat e mëdha që kanë përfshirë Shqipërinë prej më shumë se një muaji kundër qeverisë së Edi Ramës kanë marrë një tjetër mbështetje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, këtë herë drejtpërdrejt nga Parlamenti Evropian.
Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka bërë të ditur në një postim në Instagram se është nisur drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me qytetarët në shesh.
Të lidhura
None found
Me një mesazh të drejtpërdrejtë, Fourreau tha se udhëtimi i saj ka për synim të mbështesë atë që tashmë po përshkruhet ndërkombëtarisht si kryengritja mjedisore dhe politike e shqiptarëve. “Po nisem për në Shqipëri për të mbështetur revolucionin e flamingove rozë!” shkruan eurodeputetja, duke i dhënë peshë kauzës së qytetarëve edhe përballë opinionit evropian.
Në vijim, përfaqësuesja e lartë e Parlamentit Evropian ka përdorur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. “Prej më shumë se një muaji, populli shqiptar po ngrihet kundër projektit ekocid dhe korrupsionit të qeverisë socialiste të Edi Ramës,” thekson Fourreau në reagimin e saj.
Në fund të mesazhit, që është shpërndarë gjerësisht në rrjet, eurodeputetja kërkoi që të ndalet menjëherë grabitja e pasurive kombëtare të vendit dhe u rreshtua hapur në krah të protestuesve që dalin çdo ditë në bulevard. “Stop grabitjes së tokave dhe pasurive, mbështetje për shqiptarët dhe shqiptaret në luftë!” përfundon postimi i Emma Fourreau, duke i dhënë një goditje të fortë propagandës së mazhorancës në zyrat e Brukselit.
