Të enjten, Kosova ka ekstraduar drejt Suedisë një shtetas të Kosovës, i cili zotëron edhe shtetësi suedeze, pasi ai kërkohej nga autoritetet suedeze për veprën penale të trafikimit me narkotikë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Policisë, ky proces është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkërendim me njësitë përkatëse të organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë.
I ekstraduari, me inicialet E.K., ishte ndaluar në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotikë”.
Policia theksoi se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve suedeze.
