Një gjyqtare është kërcënuar në Tiranë, ndërsa policia ka arrestuar një person paraditen e sotme.
Mësohet se shoqërimi i personit është bërë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Policia njofton se ka kapur shtetasin Andri Leka, 39 vjeç lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”.