I kishte kthyer arat në parcela droge, arrestohet 62 vjeçari në Lezhë

Vazhdojnë kontrollet intensive të Policisë në pyje, banesa të braktisura dhe ish-reparte ushtarake ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.

Në fshatin Krajën të Lezhës është arrestuar 60 vjeçari, P.B pasi në tokën që ishte në pronësi të tij është konstatuar në tentative për kultivuar lëndë narkotike.

 

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shtuar 22.07.2021 09:06