Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore Shqiptare ka dalë sërish me reagim pas sinjaleve të fundit për shtyrjen e zgjidhjes së çështjes së organizimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe pas përmendjes së mundësisë që ky provim të zhvillohet me modelin gjysëm shqip – gjysëm maqedonisht.
Të lidhura
None found
Sipas tij, institucioneve u ishte dhënë fjala se kjo çështje do të merrte zgjidhje brenda një jave, por tashmë po përmendet një afat që shkon në më shumë se gjashtë muaj. Ademi vlerëson se, gjatë kësaj kohe, breza të tërë studentësh të drejtësisë po diplomojnë pa pasur mundësinë që provimin profesional ta japin në gjuhën e tyre amtare, ndërsa çdo muaj shtesë vonese, sipas tij, lë në pritje qindra të rinj.
Reagimi i plotë:
“Të premtuan zgjidhje për 1 javë. Tani thonë 6+ muaj. Ndërkohë gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë = qindra të rinj që presin.Dhe “zgjidhja” e re? Gjysma shqip, gjysma maqedonisht. As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë është e drejtë e mohuar.Kërkesa jonë s’ka ndryshuar dhe s’ndryshon:✅ Zbatim i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit të Gjuhës. Provimet TËRËSISHT në shqip. Pa zvarritje, pa premtime boshe. FOL SHQIP O TAJ!”
Kujtojmë se disa javë më herët, përfaqësues qeveritarë deklaruan se provimi i jurisprudencës mund të organizohet 50/50 në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Ndërkohë, nga parti VLEN u tha se po punohet që jo vetëm ky provim, por edhe disa të tjerë, të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
