Në Camp Film City në Prishtinë, karabinierët italianë dhe ushtarët çekë të angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, kanë realizuar stërvitje me helikopterë.
KFOR bëri të ditur se ky ushtrim synonte të rriste gatishmërinë operacionale, si edhe të përmirësonte bashkërendimin mes ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.
Të lidhura
None found
Gjatë aktiviteteve u zhvilluan transporti i personelit, evakuimi i trupave dhe ushtrime të bazuara në skenarë emergjentë, me qëllim mbajtjen në nivel të gatishmërisë operacionale dhe të ndërgjegjësimit situativ të personelit të KFOR-it.
Sipas KFOR-it, këto stërvitje dëshmojnë angazhimin e pandërprerë të misionit për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
