Zaçe Islami, avokat, ka bërë akuza të rënda për mënyrën se si u vra ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i ekzekutuar në Tiranë në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht nga drejtësia.
Sipas Islamit, pjesë të caktuara të shërbimit sekret shqiptar, në bashkëveprim me persona të lidhur me jetën politike të asaj periudhe, mund të kenë pasur rol në eliminimin e figurave të rëndësishme pranë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të lidhura
None found
“Bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është FARK-u. Janë akuzuar për vrasjen e krerëve të ushtarëve të LDK-së. Një nga ata është ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, i cili u vra në Tiranë”.
“Ai ishte një burrështeti, një burrë tamam shqiptar, me të gjitha cilësitë e shqiptarit. Ai është vrarë nga shërbimi sekret shqiptar, në bashkëpunim me shërbimin sekret serb dhe me spiunë të PDK-së”, është shprehur Islami.
I cilësuar nga bashkëkohësit si një figurë me peshë politike dhe ushtarake në çështjen kombëtare shqiptare, Ahmet Krasniqi vazhdon të mbetet një nga emrat më të debatueshëm sa i përket rrethanave të vrasjes së tij.
