Abdixhiku për 4 Korrikun: 1776 solli një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përcjellë urimin e tij për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se 4 Korriku i vitit 1776 përbën një nga momentet më madhore të historisë moderne, pasi shënon lindjen e një shteti të ngritur mbi parimet e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.

Sipas tij, kjo datë nuk lidhet vetëm me themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me lindjen e një vizioni që, siç u shpreh ai, ka frymëzuar popuj të tërë në rrugëtimin e tyre për liri, demokraci dhe paqe.

Për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit ndërkombëtar. Roli i tyre në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për liri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore”.

Ai theksoi se për Republikën e Kosovës, SHBA-të janë shumë më tepër sesa një aleat strategjik, duke i cilësuar si mik të palëkundur, partnerin më të rëndësishëm dhe mbështetësin vendimtar në rrugën drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe forcimit të demokracisë.

Për Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më tepër se një aleat strategjik. Ato janë miku ynë i palëkundur, partneri ynë më i rëndësishëm dhe mbështetësi vendimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë. Kontributi amerikan për Kosovën është historik, i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ky është një borxh mirënjohjeje që brezat tanë do ta kujtojnë gjithmonë”.

Abdixhiku shtoi se vizioni për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet një nga shtyllat themelore të orientimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai e lidhi këtë orientim me vizionin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, të cilin e quajti Ati themeltar i Republikës së Kosovës dhe udhëheqësin që ndërtoi filozofinë euroatlantike të shtetit.

Ky ishte vizioni i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Ati themeltar i Republikës së Kosovës dhe udhëheqësi që ndërtoi filozofinë euroatlantike të shtetit tonë. Sot, ndërsa festojmë së bashku këtë ditë të madhe të popullit amerikan, ritheksojmë përkushtimin tonë të palëkundur për ta thelluar edhe më tej partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, të ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta dhe aspiratën për një botë më të lirë, më të drejtë dhe më të sigurt”.

Në fund, kreu i LDK-së tha se në emër të partisë dhe në emrin e tij personal, i përcjell urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Urime 4 Korriku! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi kreu i LDK-së.


Shtuar 4.07.2026 11:19

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom