Protesta e 35-të në Shqipëri, eksperti i sigurisë paralajmëron për faktorët që mund të çojnë në përshkallëzim

Në Shqipëri do të zhvillohet sot protesta e 35-të masive, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Edhe në ditën e 35-të, protestuesit po i qëndrojnë të njëjtës kërkesë kryesore për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë derisa kjo kërkesë të realizohet.

Sipas organizatorëve, gjatë ditës së sotme në Tiranë pritet të mbërrijë edhe diaspora.

Po sipas tyre, autokolonat janë nisur që prej ditës së djeshme, ndërkohë që policia ka njoftuar se çdo shtetas shqiptar që hyn në territor gjatë këtyre ditëve do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është interpretuar si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në protestën në Tiranë.

Një ditë më parë, në protestën e 34-të, qytetarët protestuan për katër orë dhe tubimi ishte i qetë, në dallim nga dita e 32-të dhe e 33-të. Këto dy protesta u shoqëruan me tensione, ku u arrestua pjesëmarrësi dhe ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndërsa në ditën e 33-të u arrestuan 19 persona. Krahas arrestimeve, pati edhe gjakosje, gjuajtje me miell e vizë, si edhe përplasje të ndryshme verbale.

Për gjendjen e sigurisë në Shqipëri, mundësinë e përshkallëzimit, si dhe reagimin e policisë dhe të organizatorëve, për “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë në Shqipëri, Fatjon Softa.

Sipas Softës, tensioni mes palëve ka ardhur në rritje.

Ai e konsideron shqetësuese që përplasjet po kthehen në pjesë të pritshme të protestave.

“Situata nuk duhet parë vetëm nga numri i të lënduarve apo shkatërrimit të pronës publike, por nga tendenca që po krijohet. Kur protestat përsëriten me episode dhune, kjo tregon se niveli i tensionit mes palëve është rritur dhe se mekanizmat e parandalimit nuk kanë funksionuar plotësisht. Protesta është një e drejtë kushtetuese dhe duhet të garantohet nga institucionet. . Po aq e rëndësishme është që të sigurohet rendi publik dhe e qytetarëve. Këto nuk janë objektiva që përjashtojnë njëri-tjetrin; përkundrazi, duhet të ecin së bashku. Nga pikëpamja e sigurisë, shqetësues është fakti që përplasjet po bëhen pjesë e pritshmërisë së protestave. Kjo nuk duhet të normalizohet”, deklaron Softa.

Sipas ekspertit, rreziku për përshkallëzim është i pranishëm, megjithatë ai mund të shmanget.

“Rreziku i përshkallëzimit ekziston, sidomos kur tensioni politik mbetet i lartë dhe dialogu institucional është i kufizuar.

Kush janë faktorët kryesorë:

* retorika e ashpër politike;

* mungesa e besimit te institucionet;

* grupe të vogla që mund të kërkojnë përplasje;

* përdorimi i rrjeteve sociale për mobilizim emocional ose dezinformim;

* reagime të papërmbajtura nga cilado palë gjatë protestës.

Megjithatë, përshkallëzimi nuk është i pashmangshëm. Ai mund të parandalohet nëse të gjitha palët veprojnë me përgjegjësi dhe respektojnë ligjin”, thekson eksperti.

Softa thotë se çdo përdorim i forcës duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i dokumentuar, ndërsa shton se mungonin kamerat trupore për ta evidentuar.

“Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë njëkohësisht rendin publik dhe ushtrimin e së drejtës për protestë. Ky është një ekuilibër i vështirë. Çdo përdorim i forcës duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i dokumentuar, mungonin kamerat trupore për ta evidentuar. Nëse ka tejkalim kompetencash, ai duhet të hetohet. Nëse ka sulme ndaj efektivëve, edhe ato duhet të trajtohen sipas ligjit”, nënvizon Softa.

Ai kërkon më shumë komunikim nga policia me organizatorët, ndërsa këtyre të fundit u bën thirrje të distancohen publikisht nga çdo akt dhune, të bashkëpunojnë me autoritetet për mbarëvajtjen e tubimit dhe të ndihmojnë në identifikimin dhe izolimin e personave që përpiqen të provokojnë përplasje.

“Do të dëshiroja të shihja më shumë investim në komunikim me organizatorët, identifikim të hershëm të elementëve që synojnë dhunën dhe izolimin e tyre pa krijuar përplasje me protestuesit paqësorë. Profesionalizmi i policisë matet jo vetëm me aftësinë për të ndërhyrë, por edhe me aftësinë për të parandaluar konfliktin.

Përgjegjësia është e përbashkët.

Institucionet duhet të:

* planifikojnë në mënyrë profesionale menaxhimin e protestave;

* zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me organizatorët;

* përdorin forcën vetëm si mjet të fundit dhe në mënyrë proporcionale;

* dokumentojnë çdo incident për transparencë dhe llogaridhënie.

Organizatorët duhet të:

* distancohen publikisht nga çdo akt dhune;

* bashkëpunojnë me autoritetet për mbarëvajtjen e tubimit;

* ndihmojnë në identifikimin dhe izolimin e personave që tentojnë të provokojnë përplasje.

Në fund të ditës, suksesi nuk matet me numrin e të ndaluarve apo të lënduarve. Matet me faktin që qytetarët të kenë mundësi të protestojnë lirshëm, ndërsa rendi publik të ruhet pa dhunë dhe pa cenuar të drejtat themelore”, përfundon eksperti.

Image


Shtuar 4.07.2026 10:14

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom