RoboCup në Korenë e Jugut, robotët humanoidë me inteligjencë artificiale hyjnë në lojë me synimin për të sfiduar kampionët e FIFA-s

Në Incheon të Koresë së Jugut u mbajt një prej kompeticioneve më të veçanta të futbollit në botë, ku robotë humanoidë të pajisur me inteligjencë artificiale dolën në fushë si pjesë e RoboCup, turneut më të madh ndërkombëtar të robotikës. Objektivi afatgjatë i këtij projekti është që deri në vitin 2050 një skuadër robotësh plotësisht autonome të arrijë të mposhtë kampionët e Botërorit të FIFA-s.

Të lidhura

None found

Këta robotë ndryshojnë nga modelet që komandohen në distancë, pasi gjatë lojës marrin vendime në mënyrë të pavarur. Ata ecin, pasojnë, godasin dhe reagojnë sipas zhvillimeve në fushë, ndërsa roli i njerëzve kufizohet vetëm te përcjellja e urdhrave të arbitrit, si “ndalo” dhe “vazhdo”.

Edhe emocionet nuk munguan gjatë ndeshjeve. Njëri prej robotëve realizoi gol nën duartrokitjet e publikut, ndërsa një tjetër shkaktoi të qeshura në tribuna pasi bëri faull ndaj portierit dhe e rrëzoi atë në tokë.

I krijuar në Japoni në vitin 1997, turneu RoboCup është shtrirë tashmë përtej futbollit dhe përfshin edhe robotë të dedikuar për operacione shpëtimi, shërbime shtëpiake dhe përdorim në industri. Sidoqoftë, futbolli vijon të konsiderohet prova më ambicioze për avancimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Vizitorët thanë se ishin të surprizuar nga niveli i paraqitur në fushë. Shumë prej tyre pranuan se, megjithëse robotët ende nuk lëvizin si njerëzit, ndeshjet ishin zbavitëse dhe përcillnin të njëjtën ndjesi rivaliteti që sjell futbolli tradicional. Disa prej tyre madje nisën të mbështesnin ekipet sipas ngjyrave dhe numrave të lojtarëve.

Profesorët e përfshirë në këtë projekt mendojnë se futbolli i robotëve do të shndërrohet në një sport më vete. “Në Kupën e Botës mund të kesh vetëm një Lionel Messi. Por sapo të ndërtosh një robot Messi, mund të ndërtosh mijëra të tillë”, u shpreh profesori Shim In-wook.


Shtuar 3.07.2026 13:49

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş