Zulfaj: Përkrahja e Gjermanisë mbetet vendimtare në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në këtë takim, ai vuri në pah sa të rëndësishme janë sigurimi i statusit të vendit kandidat dhe nisja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas Zulfajt, anëtarësimi i Kosovës në BE nuk përfaqëson thjesht një procedurë formale, por një proces me efekt transformues, që fuqizon demokracinë, përshpejton zhvillimin ekonomik dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve.

“Kosova është e interesuar dhe e investuar plotësisht në këtë proces, ndërsa mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishme për ta çuar atë përpara”, u shpreh Zulfaj.

Ai falënderoi ambasadorin Rudolph për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, duke theksuar se raportet mes dy shteteve mbështeten në vlera të përbashkëta dhe forcohen më tej edhe nga roli i mërgatës kosovare në Gjermani.

Zulfaj çmoi po ashtu kontributin e Gjermanisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si edhe në integrimin ekonomik të rajonit nëpërmjet Procesit të Berlinit.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ecuria e reformave që Kosova është duke i zbatuar në kuadër të Planit të Rritjes.


Shtuar 2.07.2026 18:03

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet