Delegacioni i BE blen 8,000 vaksina Pfizer për Shqipërinë, mbërrijnë në Rinas

Në Rinas kanë mbërritur të tjera vaksina Pfizer, të financuara nga BE.

Përmes një postimi në Facebook, delegacioni i BE shkruan se kanë mbërritur 8 mijë vaksina Pfizer.

“Një dërgesë tjetër me më shumë se 8000 vaksina anti-Covid19 BioNTech/Pfizer të financuara nga BE dhe mundësuar nga Austria mbërriti mbrëmë në Tiranë . Rreth 150,000 vaksina të financuara nga BE do të dorëzohen në Shqipëri deri në fund të gushtit për të rritur përpjekjet e imunizimit të vendit”, shkruan delegacioni i BE në Facebook./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 10:46