Nga mërgimi sezonal te tre diploma Master në Zvicër: rrugëtimi i familjes Begzati nga Gostivari

Historia e familjes Begzati nga Gostivari nis më shumë se tre dekada më parë, kur një i ri u nis drejt Zvicrës me një kontratë sezonale disamujore, pa e imagjinuar se ky udhëtim do t’i përcaktonte jetën.

Pas mbarimit të punës së përkohshme, Lirim Begzati pritej të rikthehej në vendlindje. Megjithatë, rrjedha e ngjarjeve mori tjetër drejtim dhe, afro tridhjetë e pesë vjet më pas, ai vazhdon të jetojë në Zvicër.

Të lidhura

None found

Më vonë, ai zgjodhi t’u përkushtohej studimeve universitare, një vendim që në atë kohë merrej rrallë nga të huajt. Në Universitetin e Neuchâtel-it ai kreu studimet dhe mori titullin Master në Drejtësi, duke u bërë një nga juristët e parë shqiptarë të diplomuar në një universitet zviceran gjatë viteve ’90.

Në të njëjtën gjurmë ecën edhe dy djemtë e tij. Fisniku i përfundoi studimet në Universitetin e Gjenevës, ku mori një Master në Ekonomi Ndërkombëtare, ndërsa sot është i punësuar në një kompani amerikane në Gjenevë. Ndërkaq, Doriani së fundmi ka fituar titullin Master në Drejtësi në Universitetin e Neuchâtel-it.

Kështu, nga një nisje si punëtor sezonal, brenda një brezi të vetëm u arrit te tre diploma universitare Master, një rrëfim që familja Begzati nga Gostivari e ndan thjesht si pjesë të historisë së saj.

Lirimi, përndryshe, është djali i Begzat Begzatit, pishtar i arsimit dhe publicist.


Shtuar 2.07.2026 14:27