Tensionohet sërish situata para Kuvendit, policia hedh ujë dhe spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ndërhyrja erdhi pasi një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të efektivëve, duke rritur tensionet në zonën përreth Parlamentit.

Të lidhura

None found

Qytetarët kishin bllokuar daljen kryesore duke u ulur në rrugë, gjë e cila ka penguar daljen e kabinetit qeveritar.

Pas kësaj situata të krijuar, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka arritur të dalë nga Kuvedi, dërsa pjesa tjetër e tyre kanë përdorur dalje alternative të siguruara nga policia.


Shtuar 2.07.2026 13:51