Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i cili u njoftua një ditë më parë.
Ajo bëri të ditur se deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kishin tërhequr bonusin e verës në vlerën 5,000 lekë.
Të lidhura
None found
Sipas Ibrahimajt, kjo shumë po shpërndahet bashkë me këstin e pensionit dhe do të merret nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Ministrja theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për bonusin e parë të akorduar në mes të vitit, në kuadër të angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë me qytetarët përfitimet që vijnë nga rritja ekonomike.
