Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2025 janë regjistruar 911 objekte të ndërtuara pa leje.
Të lidhura
None found
Pjesën më të madhe e zënë objektet për banim, gjithsej 169 ose 18.6 përqind. Prej tyre, 128 janë vetëm banesore, 24 janë kryesisht banesore, ndërsa 17 janë për argëtim dhe rekreacion.
Pa leje ndërtimi janë realizuar edhe 164 gardhe (18 përqind), 116 objekte biznesi (12.7 përqind), 113 tenda (12.4 përqind), 110 zgjerime, mbistruktura dhe adaptime (12.1 përqind), 106 objekte ndihmëse (11.6 përqind), 79 garazhe (8.7 përqind), 22 tarraca verore (2.4 përqind), 17 objekte të përkohshme (1.9 përqind), 9 shkallë (1 përqind) dhe 6 tarraca (0.7 përqind).
Pjesa dërrmuese e ndërtimeve pa leje, përkatësisht 96.1 përqind, rezultojnë të jenë në pronësi private.

