Rasti te Reali i Madridit: Askush nuk e do numrin “4”, Sergio Ramos i bën futbollistët që të largohen të gjithë

Një largim me shumë peshë nga Reali i Madridit ishte ai i Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll kontribuoi prej gati 16 vitesh me fanellën madrilenëve, ndërsa largimi nuk erdhi siç pritej. Vetë lojtari nuk është ndierë i vlerësuar pasi presidenti Perez nuk i ofroi rinovimin në bazë të kushteve të vendosura.

“Dëshirojnë që të blejnë Mbapen me këto para”, është shprehur Ramos duke treguar kështu se bëhej fjalë për projektin e ri të Realit dhe jo për çështje pamundësie ekonomike.

Gjurma që ka lënë Ramos në gjithë këto vite është e madhe, aq sa askush prej lojtarëve nuk guxon që të marrë numrin “4” në fanellë. “Marca” raporton se të gjithë futbollistët kanë refuzuar dhe nuk dëshirojnë që të mbajnë këtë përgjegjësi mbi shpatulla.

E njëjta situatë u paraqit edhe në Kombëtaren e Spanjës pasi Ramos nuk u përfshi në Europian. Askush prej lojtarëve nuk dëshironte që të mbante mbi shpatulla numrin e tij, “15”.


Shtuar 19.07.2021 17:52