OBSH ngre alarmin për shpërthime epidemike në Venezuelë pas tërmeteve, mes spitaleve të tejmbushura dhe mijëra personave të zhdukur

Pas dy tërmeteve që goditën Venezuelën një javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se në vend është rritur rreziku për shpërthime sëmundjesh.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Gjenevë, zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se sistemi shëndetësor venezuelian po përballet me presion të jashtëzakonshëm, pasi spitalet po operojnë përtej kapaciteteve si pasojë e numrit të vazhdueshëm të të plagosurve.

Të lidhura

None found

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga tërmetet kanë humbur jetën 1,719 persona, ndërsa 5,034 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afërsisht 50,000 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Sipas Lindmeier, rrethanat e krijuara aktualisht favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.

“Ekziston një rrezik në rritje i shpërthimeve të sëmundjeve,” u shpreh ai, duke veçuar si kërcënim sëmundjet e parandalueshme me vaksinë, si fruthi, difteria dhe kolla e mirë, por edhe sëmundjet që përhapen përmes ujit dhe mushkonjave, përfshirë dengun, malarien dhe Zikën.

OBSH bën të ditur se 38 spitale në vend janë prekur nga pasojat e tërmeteve. Po ashtu, në 21 institucione shëndetësore të monitoruara janë evidentuar dëmtime të ndryshme, si në aspektin strukturor ashtu edhe në atë funksional. Tre prej tyre paraqiten në gjendje kritike, ndërsa disa të tjera punojnë vetëm pjesërisht.

Vështirësitë kryesore, sipas vlerësimit, lidhen me tejmbushjen e spitaleve, mungesën e standardeve të biosigurisë dhe vonesat e konsiderueshme në trajtimin e pacientëve, sidomos për ndërhyrjet ortopedike dhe neurokirurgjikale.

Autoritetet theksojnë se dëmtimi i infrastrukturës shëndetësore, mungesa e ujit dhe kanalizimeve, së bashku me zhvendosjen e popullsisë, po e shtojnë ndjeshëm mundësinë e një krize të re shëndetësore në Venezuelë.


Shtuar 30.06.2026 14:39

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibom