Real Madridi përgatit largimin e 6 futbollistëve për të mbështetur projektin e ri

Real Madridi po punon për të ndërtuar një skuadër elitare për sezonet e ardhshme, por për të vënë në zbatim planet ambicioze të verës, klubi duhet të krijojë hapësira në ekip dhe njëkohësisht të sigurojë të ardhura të konsiderueshme.

Të lidhura

None found

Në javët e ardhshme, nga “Los Blancos” pritet të largohen gjithsej gjashtë lojtarë.

Sipas El Debate, skuadra madrilene ka përfituar tashmë rreth 51 milionë euro nga shitja e Nico Paz dhe 17 milionë euro nga Víctor Munoz. Po ashtu, me largimet e Carvajal, Ceballos dhe Alaba, janë çliruar paga të rëndësishme, me kursimin total që llogaritet rreth 52 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Real Madridit e konsiderojnë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme. Projekti i tyre përfshin edhe largimin e të paktën gjashtë futbollistëve të tjerë: dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe dy sulmues.

Raportohet se trajneri i ri, Jose Mourinho, ka përcaktuar disa emra që mund të sakrifikohen. Fran Garcia, Raul Asencio dhe Eduardo Camavinga janë mes lojtarëve për të cilët dera e largimit mbetet e hapur.

Në mesin e futbollistëve që përmenden si kandidatë për t’u larguar janë edhe Alvaro Carreras, Franco Mastantuono dhe Gonzalo García.

Nëse këto lëvizje përmbyllen me sukses, Real Madridi do të siguronte burime të rëndësishme financiare për objektivat madhorë të merkatos, ku në fokus mbeten emra si Michael Olise, Erling Haaland dhe Julian Alvarez.

Gjithsesi, nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi të madh. Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni përmenden si dy prej lojtarëve më të kërkuar dhe si opsione të mundshme për t’u sakrifikuar në funksion të projektit të ri galaktik.


casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet